img7

Ministri Shalsi mbledhje me koordinatorët e STAR2 dhe inspektorët e AZRT

25 Korrik, 2017 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore z. Eduard Shalsi zhvilloi sot një  mbledhje pune me 12 koordinatorët e qarqeve të vendit në kuadër të projektit STAR2 (Konsolidimi i Reformës Administrative-Territoriale) së bashku me inspektorët e Agjencisë Për Zbatimin e Reformës Administrative-Territoriale.
Takimi me koordina toret

Koordinatorët informuan ministrin Shalsi mbi aktivitetin e tyre në 61 bashkitë e vendit duke renditur problematika dhe sugjerime të evidentuara nga komunikimi i tyre me punonjësit e administratës vendore në përgjigje të nevojave imediate dhe në përputhje me objektivat e RAT dhe Strategjisë së Decentralizimit.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore fillimisht e vuri theksin tek nevoja e përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve nga bashkitë dhe administrata e bashkive, duke lehtësuar aksesin e qytetareve ndaj shërbimeve, veçanërisht në Njësitë Administrative.
Duke vlerësuar një seri projektesh që po zbatohen aktualisht në bashki të ndryshme të vendit, ai tha se është koha të hartuar një plan konkret për orientimin e asistencës teknike, alokimit të fondeve dhe investimeve, në mënyrë që të shmangen mbivendosjet si dhe të krijohet një ekspertizë e qëndrueshme lokale,  e gatshme t’i përgjigjet direkt zgjidhjes së problematikave më imediate me të cilat përballen qytetarët.
Gjatë mbledhjes, u diskutua edhe mbi realizimin e sistemit të vlerësimit krahasues mbi ofrimin e shërbimeve nga bashkitë e vendit, njëherësh një nga objektivat e projektit STAR2.  Për këtë Ministri Shalsi urdhëroi marrjen e informacionit nga të gjitha bashkitë e vendit, mbi shërbimet më shumë të kërkuara nga qytetarët. Mbi bazën e këtyre të dhënave do të nis procesi i katalogimit dhe standardizimit të ofrimit të shërbimeve në nivel vendor, duke konsideruar edhe praktikat më të mira që do të përzgjidhen nga bashki të caktuara të vendit. Nga ana tjetër, ai urdhëroi nisjen e një analize të vendimeve të këshillave bashkiak që nga fillimi i punës së bashkive të reja, me qëllim evidentimin e praktikave të mira si dhe vlerësimin objektiv të performancës së bashkive të vendit. 







Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore merr pjesë në punimet e Komitetit Europian për Demokraci dhe Mirëqeverisje në KiE

Ministri i Shtetit  për  Çështjet Vendore, z.Bledi Çuci ndodhet në Strasburg, ku me ftesë të Këshillit të Europës po merr pjesë në punimet e Komitetit Europian për Demokraci dhe Mirëqeverisje, në selinë e KiE.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Çuçi prezantoi para 47 vendeve anëtare të Këshillit të Europës reformën administrativo-territoriale të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, si një rast suksesi.
Ministri Çuçi nënvizoi se reforma synon rritjen e funksionalitetit të bashkive, uljen e kostove administrative dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.  Ministri nënvizoi se reforma tashmë ka hyrë në fazën e zbatimit të saj dhe nga mirëadministrimi i shpenzimeve administrative janë kursyer 10 milionë dollarë.
Mbledhja e taksave lokale krahasuar me të njëjtën periudhë është 15 milionë dollarë më shumë. 
Z.Çuçi nënvizoi se brenda këtij viti synohet miratimi i ligjit të parë integral për financat e qeverisjes vendore, që do të ishte një gur themeli për forcimin e bashkive dhe decentralizimin fiskal. Drafti është hartuar me ekspertizën më të mirë të ekspertëve ndërkombëtarë dhe vendas dhe presim që të jetë një iniciativë domethënëse për financat vendore jo vetëm për Shqipërinë, por krahasuar edhe me rajonin.
Ministri theksoi se një nismë tjetër shumë e rëndësishme është përmirësimi i ofrimit të shërbimeve administrative që bashkitë ofrojnë për qytetarët. “Modernizimi nëpërmjet “sporteleve unike të shërbimeve” do të thjeshtojë hallkat burokratike dhe do të ulë koston e këtyre shërbimeve”, u shpreh ai.  

Gjatë qëndrimit në Strasburg, z.Çuçi u takua edhe me Drejtoren e Përgjithshme për Demokracinë në Këshillin e Europës, Samardzic Markovic me të cilën bisedoi për rrugën e reformave që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për qeverisjen vendore dhe modernizimin e shërbimeve publike në nivel vendor.
Znj. Samardzic Markovic përgëzoi Minsitrin Çuçi për suksesin e arritur me reformën territoriale duke deklaruar se Këshilli Europës synon që eksperienca e Shqipërisë të zbatohet  edhe në vendet e tjera si Armenia dhe Ukraina, që janë në fillim të kësaj rruge. 
Znj.Markovic nënvizoi se KiE do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të reformave dhe e uroi gjithashtu për suksesin e arritur në rrugën drejt BE. 

Continued support for the successful implementation of territorial and administrative reform

Tirana, 8th of September 2015 – Today took place the signing of a contract with “Grant Thornton”, one of the best companies in the world in the field of finance and auditing  which will assist the Minster of State for Local Issues during the most important phase of the territorial and administrative reform, particularly during the financial and administrative consolidation of 61 new municipalities.

Konferenca Kombëtare për Qeverisjen Vendore

Tiranë, 30 tetor 2015 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Bledi Çuçi organizoi sot Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore në bashkëpunim të ngushtë me donatorët ndërkombëtarë, mbështetës të reformës administrativo-territoriale dhe reformës së decentralizimit në Shqipëri.

Vijon mbështetja për zbatimin me sukses të reformës administrativo-territoriale

Tiranë, 8 shtator 2015 – U nënshkrua sot kontrata me një nga kompanitë më të mira në botë në fushën e financave dhe auditimit “Grant Thornton”, e cila do të asistojë Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore gjatë fazës më të rëndësishme të reformës administrativo-territoriale, konkretisht gjatë fazës së konsolidimit administrativ financiar të 61 bashkive e reja.

Qeveria Italiane – kontribut 800 mijë euro për reformën territoriale

Tiranë, 19 shtator  2014 – Qeveria italiane nënshkroi sot një marrëveshje me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku përcaktohet kontributi financiar 800 mijë euro për fondin e përbashkët të donatorëve,

Kuvendi miraton me konsensus të gjerë reformën administrativo-territoriale

Tiranë, 31 korrik 2014 – Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ligjin për ndarjen administrativo-territoriale me 88 vota pro, duke marrë konsensus të gjerë politik.

Komisioni Parlamentar miraton variantin 39/47 per ndarjen e re territoriale

Tiranë, 22 maj 2014 – Komisioni i Posaçëm Parlamentar miratoi sot variantin 39/47 të hartës nga pesë propozimet e paraqitura nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. 

Ministri Çuçi prezanton 5 propozimet per ndarjen e re administrativo-territoriale

Tiranë, 16 maj 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi sot pesë propozime për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. 

Nis puna për hartimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore

Tiranë, 28 mars 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi hapi sot zyrtarisht procesin për hartimit e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore e cila do të zbatohet paralelisht dhe do të jetë komplementare me reformën  administrativo-territoriale.

Reforma Administrativo-Territoriale – nis turi i konsultimeve publike në nivel lokal

Lezhë, 13 mars 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi i shoqëruar nga bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Bashkim Fino, nisi sot fazën e parë të konsultimeve publike për reformën më të rëndësishme të vendit që do të përcaktojë ndarjen e re administrativo-territoriale.

Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale SFIDAT E PROCESIT

Tiranë, 12 shkurt 2014 - Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi mblodhi sot në një tryezë të rrumbullakët prefektë, kryetarë të bashkive më të mëdha në vend si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e komunitetit ndërkombëtar, për të diskutuar rreth sfidave të Reformës Administrativo-Territoriale.

Nënshkruhet projekti për mbështetjen e Reformes Administrativo-Territoriale STAR

Tiranë, 22 janar 2014 - Sot në ambientet e Kryeministrisë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të projektit STAR, projekt i asistencës teknike i cili do të mbështesë gjithë etapat e reformës së re administrativo-territoriale. Ky projekt mbështetet financiarisht nga qeveria suedeze, qeveria amerikane, qeveria zviceriane dhe PNUD-i.

Konferenca Kombëtare Për Reformën Territoriale

Tiranë, 30 shtator 2013. Reforma administrative territoriale është prioritet për Qeverinë si një strategji efektive që çon në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, zgjerimin e demokracisë, forcimin e qeverisjes lokale  dhe përdorimin me më shumë efikasitet të fondeve publike. Për këtë aryse, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore z. Bledar Çuçi zhvilloi sot në ambjentet e Kryeministrisë një takim pune me përfaqësuesit e donatorëve që veprojnë në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore në Shqipëri.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al