img4

Ngrihet Këshilli Konsultativ i Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore

Për herë të parë në Shqipëri qeverisja qendrore do të jetë e detyruar të konsultohet me përfaqësues të qeverisjes vendore në lidhje me decentralizimin, financat vendore dhe funksionet e bashkive. Përmes Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore të dy nivelet e autoriteteve do të jenë në gjendje të shkëmbejnë dhe të diskutojnë politikat, ligjet apo nismat që ndikojnë tek qeverisja dhe komunitetet vendore.

Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore në 15 bashki

Në kuadrin e projektit STAR 2 vijon zbatimi i procesit të Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore.
Instituti i Kerkimeve Urbane dhe Instituti Shqiptar për Kerkim dhe Zhvillim realizoi këtë proces në 15 bashki. Instituti i Kerkimeve Urbane zbatoi procesin e Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në bashkitë e Pogradecit, Korçës, Kolonjës, Maliqit, Devollit, Përmetit e Pustecit. Ekipi i IDRA, Instituti Shqiptar per Kerkim dhe Zhvillim është ndalur në bashkitë Divjakë, Gjirokastër, Telepenë, Këlcyrë, Lushnje, Selenicë, Vlorë dhe Fier për të realizuar procesin e “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri”, në kuadrin e projektit STAR 2.
Procesi përmbledh intervista të thelluara dhe diskutimeve në grup.
Zbatimi i procesit të “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri” realizohet në kuadrin e projektit STAR 2 dhe shtrihet në të gjitha bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse. Ky proçes ka për qëllim Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore nga këndvështrimi i bashkive dhe i qytetarëve; identifikimin e mundësive dhe sfidave të qeverisjes në cdo bashki; dhe diskutimin e politikave të qeverisjes vendore në mënyrë të informuar. Gjetjet e vlerësimit do të përdoren gjithashtu për të azhornuar ndërhyrjet e projektit STAR 2.

BE mbështet Reformën Administrative Territoriale në Shqipëri, firmoset një marrëveshje e re


Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri firmosi një marrëveshje financiare me vlerë 3.5 milionë Euro në mbështetje të konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale në Shqipëri.  Kontributi i Bashkimit Europian për projektin STAR 2 është pjesë e zgjerimit të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e qeverisjes vendore.


Marrëveshja u nënshkrua nga z.Yngve Engstroem, Shef i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri.

Ky financim do të shërbejë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative të njësive të qeverisjes vendore, rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve vendore dhe qeverisjes së mirë përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. Ndërhyrjet e STAR 2 do të kontribuojnë edhe në objektivin strategjik  të Shqipërisë atë të përparimit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Autoritetet lokale dhe rajonale janë vital për jetën demokratike të Bashkimit Europian dhe aktorë kyç në konceptimin dhe implementimin e politikave të përbashkëta europiane. Pritshmëria jonë është që ky kontribut i BE  të rezultojë me përmirësim të cilësisë së demokracisë vendore dhe të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset”, tha Engström, në emër të Delegacionit të Bashkimit Europian, duke shtuar se “për decentralizimin e suksesshëm të kompetencave, qeveria duhet t’i sigurojë qeverisjes vendore burime të mjaftueshme financiare, të parashikueshme për qëllime planifikimidhe transparencë në ndarjen e fondeve”.

Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri nënvizoi se “Ky është kontributi i fundit për këtë vit që do të thotë se të gjithë partnerët kanë kontribuar fondet e tyre. Jemi shumë të kënaqur që Bashkimi Europian i është bashkuar STAR 2 dhe mendojmë se është një “votë” besimi për këtë projekt dhe për këtë reformë”.

“Ndihemi  më të sigurt tashmë që Bashkimi Europian i bashkohet projektit STAR,  në momentin më të rëndësishëm të zbatimit të tij dhe ku BE do të  kontribuojë në një prej kompontentëve ndoshta më të rëndësishëm, trajnimin e vazhdueshëm të administratës vendore për funksionet e reja të transferuara si pasojë e decentralizimit”, theksoi z.Bledi Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, prezent në ceremoninë e nënshkrimit.

“Mbështjetje për Reformën Administrative Territoriale” (STAR) 2 ka mbështetjen e një numri të lartë partnerësh ndërkombëtarë përmes një mekanizmi të financimit të përbashkët.

Partnerët ndërkombëtarë përfshijnë: Bashkimin Europian, Qeverinë e Suedisë përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit, Qeverinë e Italisë përmes Agjencisë Italiane të Zhvillimit, Qeverinë e Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit , Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe PNUD.



                                                                                                                             













Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore -IDRA në bashkitë Finiq e Memaliaj



Vijon procesi i “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri”,në kuadrin e projektit STAR 2. Fotot bashkëlidhur tregojnë ekipin në terren të IDRA – Instituti Shqiptar per Kerkim dhe Zhvillim. Ekipi i IDRA po realizon vlerësimin e situatës në bashkitë Finiq e Memaliaj. Projekti STAR 2 po asiston 61 bashkitë e reja, Ministrin për Çështjet Vendore dhe Agjencinë për Zbatimin e Reformës Territoriale në proçesin e konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale dhe të thellimit të proçesit të decentralizimit. Asistenca teknike e dedikuar për 61 bashkitë e reja nëpërmjet projektit STAR 2 mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), Qeveria Italiane, Qeveria Suedeze(SIDA), Qeveria Zvicerane (SDC), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe PNUD.

Projekti STAR2, nis vlerësimi i situatës së qeverisjes vendore. IDRA në Bashkitë Himarë e Sarandë




Në kuadrin e projektit STAR 2, ka nisur zbati
mi i procesit të “Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri”, që do të shtrihet në të gjitha bashkitë dhe njësitë administrative përkatëse. Ky proçes ka për qëllim Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore nga këndvështrimi i bashkive dhe i qytetarëve; identifikimin e mundësive dhe sfidave të qeverisjes në cdo bashki; dhe diskutimin e politikave të qeverisjes vendore në mënyrë të informuar. Gjetjet e vlerësimit do të përdoren gjithashtu për të azhornuar ndërhyrjet e projektit STAR 2.
Fotot bashkëlidhur tregojnë ekipin në terren të IDRA – Instituti Shqiptar per Kerkim dhe Zhvillim.
Ekipi i IDRA po realizon vlerësimin e situatës në bashkitë Himarë, Sarandë, Delvinë, Mallakastër e Patos.
Projekti STAR 2 po asiston 61 bashkitë e reja, Ministrin për Çështjet Vendore dhe Agjencinë për Zbatimin e Reformës Territoriale në proçesin e konsolidimit të Reformës Administrative Territoriale dhe të thellimit të proçesit të decentralizimit. Asistenca teknike e dedikuar për 61 bashkitë e reja nëpërmjet projektit STAR 2 mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE), Qeveria Italiane, Qeveria Suedeze(SIDA), Qeveria Zvicerane (SDC), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USAID) dhe PNUD.
Drejtimet kryesore të asistencës teknike përfshijnë: Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për komunitetet lokale, nëpërmjet zhvillimit të konceptit të shërbimeve me një ndalesë “One Stop Shop”, modernizimin e arkivave nëpërmjet sistemit të menaxhimit të dokumentacionit dhe dixhitalizimit. Forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të administratës së bashkive nëpërmjet trajnimeve. Përmirësimin e qeverisjes nëpërmjet rritjes së transparencës dhe pjesëmarrjes së komunitetit në vendim marrje.









Qeveria Zvicerane vijon mbështetjen për Konsolidimin e Reformës Administrative-Territoriale Nënshkruhet marrëveshja e re financiare mes Qeverisë së Zvicrës dhe PNUD



Tiranë, 1 Dhjetor 2016 – Qeveria Zvicerane ka akorduar 500.000 dollarë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës administrative-territoriale në Shqipëri. Marrëveshja u firmos sot nga Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z.Christoph Graf dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD në Shqipëri, z.Brian Williams.

Ky fond do të mbështesë bashkitë e reja të krijuara nga bashkimi i ish-njësive vendore, -si pjesë e një projekti shumë-donatorësh, “Mbështetje për Reformën Adminisitrative-Territoriale”-STAR 2. Fokusi i tij është forcimi i kapaciteteve menaxhuese dhe administrative në nivel vendor për ofrimin e shërbimeve në mënyrë efikase, gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

Projekti synon t’i mundësojë bashkive të reja ofrimin e shërbimeve cilësore, në mënyrë të hapur, transparente dhe pjesëmarrëse dhe që përmbushin pritshmëritë e publikut.

Së bashku me donatorët e tjerë, -Bashkimin Europian, Suedinë, Italinë, USAID dhe PNUD- Zvicra mbështet reformën administrative-territoriale falë potencialit të saj për të përmirësuar funksionimin e Njësive të Qeverisjes Vendore. Kontributi i Zvicrës është vazhdim i kontributit të mëparshëm financiar prej 700.000 dollarë, në fazën e parë të projektit.

Projekti do të zgjasë tre vjet e gjysëm dhe ka një fond prej 8.2 milionë dollarë. Qeveria Shqiptare mundëson 250.000 dollarë për këtë nismë. Nisur nga rëndësia e Reformës Administrative-Territoriale dhe veçanërisht konsolidimi i 61 bashkive të reja, STAR 2 gëzon mbështetjen e 6 partnerëve ndërkombëtarë, përkrah Qeverisë Shqiptare.





Qeverisja vendore duhet të tejkalojë ende një seri sfidash serioze dhe për këtë nevojiten vendime të guximshme për zbatimin efikas të strategjive kombëtare të decentralizmit administrativ dhe fiskal.

STAR 2 i përgjigjet këtyre sfidave me fokus të veçantë forcimin e institucioneve vendore, përmirësimin e ofrimit të shërbimeve dhe promovimin e demokracisë vendore.

 

Qeveria italiane dhe PNUD nënshkruan marrëveshjen e re financiare në kuadër të projektit STAR 2


Një marrëveshje e re me vlerë 1.361 milionë dollarë është nënshkruar sot mes qeverisë së Italisë dhe PNUD për të mbështetur konsolidimin e Reformës Administrative Territoriale në Shqipëri. Kjo ndërhyrje do të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale  të bashkive për zbatimin e reformës dhe modernizimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Për më tepër, ky projekt do të kontribuojë në arritjen e Qëllimit për Zhvillimin e Qendrueshëm numër 16, qeverisje e mirë.(Paqe, drejtësi dhe institucione të forta).

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, zoti Alberto Cutillo, i cili firmosi marrëveshjen në emër të qeverisë italiane nënvizoi:”Kam besim që kontributi italian do të jetë një mundësi domethënëse për të vijuar kontributin e përbashkët në mbështetje të rrugës evropiane të Shqipërisë drejt BE, por edhe për të sjellë përfitime të prekshme në të gjithë shoqërinë shqiptare”.

 Brian Williams, Përfaqësues i Përhershëm i PNUD në Shqipëri, nënvizoi:” Ne jemi të vetëdijshëm se konsolidimi i njësive  dhe qeverisjes vendore përballet ende me një numër të madh sfidash për t’u tejklauar, të cilat kërkojnë  vendime me peshë për zbatimin efikas në praktikë të strategjive të decentralizimit administrativ dhe fiskal”.

Ministri Çuçi vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Qeveria Italiane dhe partnerët e tjerë përgjatë të dyja fazave të zbatimit të projektit, STAR1 dhe STAR 2.

Më tej ministri shtoi se “Reforma Administrative Territoriale” është tashmë një realitet i prekshëm që ka ndihmuar forcimin e decentralizimit të njësive të qeverisjes vendore në gjithë vendin. Impakti i kësaj reformë kyçe ka sjellë përfitime të dukshme. Deri tani janë kursyer 12 milionë dollarë nga shkurtimi i shpenzimeve administrative dhe janë mbledhur 15 milionë dollarë më shumë të ardhura nga taksat vendore, krahasuar me një vit më parë. Në partneritet me donatorët ne po mbështesim dixhitalizimin e shërbimeve përmes sporteleve me një ndalesë, pra one stop shop. Së shpejti, ne do të nisim edhe dixhitalizimin e arkivave. Për këtë proces, Qeveria Shqiptare ka akorduar 1.5 milionë dollarë ndërsa 1 milionë dollarë janë akorduar nga donatorët. STAR2 ka një vlerë financiare prej 8 milionë dollarë në total”.

Gjithashtu, projekti STAR2 do të ndihmojë Shqipërinë të përparojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

STAR2 ka mbështetjen e një numri të lartë partnerësh ndërkombëtarë përmes një mekanizmi të financimit të përbashkët.

Partnerët ndërkombëtarë përfshijnë: Bashkimin Europian, Qeverinë e Italisë përmes Agjencisë Italiane të Zhvillimit, Qeverinë e Suedisë përmes Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit, Qeverinë e Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit , Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe PNUD.

Diskutime mbi sfidat dhe përparësitë e qeverisjes së re vendore pas konstituimit

Tiranë, 4 shtator 2015 - Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ftoi sot kryebashkiakët e rinj në një takim pune për të diskutuar përparësitë dhe sfidat e qeverisjes së re vendore pas konstituimit të këshillave bashkiakë,

Qeveria mbështet bashkitë e reja në zhvillimin e planeve vendore

Tiranë, 16 korrik 2015 – U zhvillua sot një takim me kryetarët e zgjedhur të 26 bashkive të reja me synim realizimin e një qasje të re për zhvillimin e territorit që ata do të administrojnë.

Takimi i parë me të zgjedhurit vendorë, udhëzime për zbatimin e reformës territoriale

Tiranë, 6 korrik 2014 – Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, zhvilluan takimin e parë me të zgjedhurit vendorë të 21 qershorit, të cilët u prezantuan me manualin praktik që do t’i udhëzojë ne fazën tranzitore të konsolidimit të bashkive të reja.

Konferencë kombëtare: Reforma territoriale, e nesërmja!

Tiranë, 12 qershor 2015 – Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi sot rrugëtimin që do të ndiqet për krijimin e 61 bashkive të reja së bashku me instrumentet financiar dhe ligjor që janë gati për të realizuar me sukses një bashkim të rregullt të entiteteve të qeverisjes vendore.

Inagurohet zyra me një ndalesë, modernizim dhe shpejtësi shërbimesh

Durrës, 11 qershor 2015 – U inagurua sot zyra e shërbimit me një ndalesë në Ishëm e cila do të ofrojë për të gjithë banorët e kësaj komune por edhe ata të bashkisë së re të Durrësit, shërbime elektronike, të shpejta dhe cilësore.

Leksion për ndarjen territoriale me studentët e Shkodrës

Shkodër, 19 maj 2015 - Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti sot Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi në një leksion të hapur për reformën administrativo-territoriale dhe decentralizimin në Shqipëri.

Studentët prezantohen me procesin e reformës territoriale

Tiranë, 18 maj 2015 - Organizimi i ri administrativo-territoriale, procesi i krijimit të hartës me 61 bashki dhe sfidat aktuale të zbatimit të reformës në terren ishin në qendër të një leksioni të hapur që Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, mbajti në auditoret e Universitetit Europian të Tiranës.

12 “shkrepjet” që dokumentuan zhvillimin në Shqipëri

Tiranë, 13 maj 2015 - Konkursi i fotografisë “Shkrepe”, zhvilluar në kuadër të reformës administrativo-territoriale, u finalizua me shpalljen e 12 fituesve nga vende të ndryshme të Shqipërisë.

Leksion i hapur për reformën territoriale

Tiranë, 12 maj 2015 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi sot një leksioni të hapur me studentët e Fakultetit të Ekonomisë për procesin e reformës administrativo-territoriale.

Vizitë studimore për modernizimin e institucioneve lokale dhe shërbimeve

Kosovë, 16-17 prill 2015 - Grupi i ekspertëve të reformës administrativo-territoriale dhe projektit STAR zhvilloi një vizitë dy ditore në Kosovë për t’u njohur me eksperiencën e shtetit fqinj në organizimin e pushtetit vendor dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Grupet e punës në prefektura përgatiten për zbatimin e reformës territoriale

30-31 mars 2015 – Grupet e punës të reformës territoriale, të cilët përfaqësojnë 12 prefekturat e vendit, u mblodhën në një trajnim dy ditor për procesin e konsolidimit administrativ dhe financiar të 61 bashkive të reja.

Zbatimi i reformës territoriale – vizitë në bashkinë pilote

27 shkurt 2015 – Progresi dhe sfidat e zbatimit të reformës territoriale, ishin në qendër të vizitës që Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, zhvilloi në bashkinë e Urës Vajgurore.

Progresi dhe arritjet e programit pilot diskutohen me partnerët ndërkombëtarë

Tiranë, 23 shkurt 2015 – U zhvillua sot takimi i pestë i partnerëve ndërkombëtarë të projektit “Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale” (STAR). Takimi u përqendrua në ecurinë e fazës së zbatimit të reformës territoriale dhe gjetjet paraprake të programit pilot në Pogradec dhe Urën Vajgurore.

Reforma territoriale - zgjerohet kontributi financiar i partnerëve ndërkombëtarë

4 shkurt 2015 – Përfaqësues të qeverisë suedeze, zvicerane dhe USAID-it nënshkruan sot kontributin e dytë financiar për projektin “Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale” (STAR). Kontributi total i tyre kap vlerën mbi 1.1 milion dollarë dhe do të shkojë për fazën e zbatimit të reformës që ka si qëllim konsolidimin administrativ dhe financiar të 61 bashkive të reja.

Ministri Çuçi - Këshilli Europës - bashkëpunim për reformat në qeverisjen vendore

Tiranë, 15 janar 2015 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me z. Andreas Kiefer, Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit për Autoritetet Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës (KiE) dhe z. Alfonso Zardi, Drejtor i Departamentit të Demokracisë në KiE.

Ministri Cuçi takim me të zgjedhurit vendorë: formimi dhe zhvillimi i 61 bashkive të reja

23 dhjetor 2014 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ndoqi nga afër punën që ekspertët e kompanisë KPMG, një prej kompanive më të mira në botë në fushën e financave dhe këshillimit menaxherial, po bëjnë në bashkinë e Pogradecit, një nga bashkitë pilote për zbatimin e reformës administrativo-territoriale.

Ekspertizë ndërkombëtare për zbatimin e reformës territoriale - nënshkruhet kontrata me KPMG

Tiranë, 25 nëntor 2014 – Një nga kompanitë më të mëdha në botë e cila ofron shërbime profesionale në fushën e financave dhe auditimit, KPMG, do të asistojë Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore gjatë procesit të zbatimit të reformës territoriale

Komisioni Europian vlerëson pozitivisht reformën territoriale

8 tetor 2014 – Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht arritjet dhe reformat e realizuar nga qeveria shqiptare në raportin e progresit prezantuar sot në Bruksel.

Qeveria Italiane – kontribut 800 mijë euro për reformën territoriale

Tiranë, 19 shtator  2014 – Qeveria italiane nënshkroi sot një marrëveshje me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku përcaktohet kontributi financiar 800 mijë euro për fondin e përbashkët të donatorëve, në mbështetje të reformës administrativo-territoriale.

OSBE: Reforma territoriale, reformë strategjike që ndikoi në marrjen e statusit kandidat

18 shtator 2014 - OSBE vlerëson suksesin e reformës administrativo-territoriale dhe e cilëson si një nga arritjet e qeverisë shqiptare që çuan në vendimin e Këshillit Evriopian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Kuvendi miraton me konsensus të gjerë reformën administrativo-territoriale

Tiranë, 31 korrik 2014 – Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ligjin për ndarjen administrativo-territoriale me 88 vota pro, duke marrë konsensus të gjerë politik. Shqipëria do të ketë një hartë të re territoriale, duke reduktuar 6 herë numrin e njësive të qeverisjes vendore të nivelit parë, nga 373 njësi vendore në vetëm 61 bashki.

Prezantohen rezultatet e sondazhit për reformën territoriale

Tiranë, 30 korrik 2014 – Sot në praninë e donatorëve të projektit STAR (USAID-it, Agjencisë Suedeze për Zhvillim, UNDP, qeverisë zvicerane dhe asaj italiane) u prezantuan rezultatet e sondazhit kombëtar për reformën administrativo-territoriale sipas të cilit rreth 67% e qytetarëve shqiptarë kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë reformë.

Komisioni Parlamentar miraton projektligjin për ndarjen administrativo- territoriale

Tiranë, 23 korrik 2014 - Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo – Territoriale miratoi sot Projektligjin “Për ndarjen Administrativo – Territoriale të Republikës së Shqipërisë”.

Këshilli i Ministrave miraton projektin për ndarjen e re administrativo-territoriale

Tiranë, 22 korrik 2014 - Sot Këshilli i Ministrave miratoi projektin për ndarjen e re administrativo-territoriale sipas propozimit të bërë nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar.

Harta e re territoriale me 61 bashki miratohet nga Komisioni Parlamentar

Tiranë, 17 korrik 2014 - Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale miratoi hartën përfundimtare të ndarjes se re territoriale me 61 bashki.

Reforma territoriale – Ambasadorët vlerësojnë procesin transparent

Tiranë, 17 korrik 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi zhvilloi sot takimin e radhës informues për reformën administrativo-territoriale, me ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Përfundojnë konsultimet publike për reformën administrativo-territoriale

Tiranë, 11 korrik 2014 – Përfundoi sot faza e konsultimeve publike të organizuara në kuadër të reformës administrativo-territoriale.

Reforma territoriale, një nevoje për banorët e Matit

Burrel, 27 qershor 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ishte i pranishëm në takimin konsultues me shoqërinë civile në Burrel në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Diskutohet faza e zbatimit të reformës administrativo-territoriale

Tiranë, 18 qershor 2014 – U zhvillua sot mbledhja e tretë e grupit të donatorëve ku u prezantuan hapat që janë ndërmarrë deri më tani në drejtim të reformës administrativo-territoriale si dhe procesi i mëtejshëm për ta përfunduar me sukses këtë nismë.

Konsultime konstruktive për ndarjen e re territoriale ne Himarë

Himarë, 13 qershor 2014 - Ministri i Shtetit për Cështjet Vendore, Bledi Çuçi ishte i pranishëm në takimin konsultues me shoqërinë civile në Himarë në kuadër të ndarjes së re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Komisioni Parlamentar miraton variantin 39/47 per ndarjen e re territoriale

Tiranë, 22 maj 2014 – Komisioni i Posaçëm Parlamentar miratoi sot variantin 39/47 të hartës nga pesë propozimet e paraqitura nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Ministri Çuçi prezanton 5 propozimet per ndarjen e re administrativo-territoriale

Tiranë, 16 maj 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi prezantoi sot pesë propozime për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Reforma territoriale në Vlorë: rritje e potencialit njerëzor dhe turistik

Vlorë, 6 maj 2014 – Konsultimet publike për Reformën Administrativo-Territoriale u zhvilluan sot në Vlorë ku aktorë të ndryshëm interesi u njohën me kriteret teknike për ndarjen e re territoriale, tashmë të miratuara nga Komisioni Parlamentar.

Kryetarët e bashkive propozojnë riorganizim territori bazuar në modelin e rretheve

Tiranë, 29 prill 2014 – Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot një seancë të hapur dëgjimorë me përfaqësuesit e qeverisjes vendore.

Miratohen kriteret për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë

Tiranë, 28 prill 2014 – Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Adminsitrativo-Territoriale miratoi sot kriteret e propozuara për ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Ambasadorët vlerësojnë procesin e reformës territoriale

Tiranë, 23 prill 2014 – Ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend vlerësuan progresin dhe ecurinë e reformës administrativo-territoriale gjatë takimit me Ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Partnerët ndërkombëtarë diskutojnë ecurinë e reformës territoriale

Tiranë, 22 prill 2014 – U zhvillua sot takimi i radhës me grupin e donatorëve që mbështesin reformën administrativo-territoriale.

Nis puna për hartimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore

Tiranë, 28 mars 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi hapi sot zyrtarisht procesin për hartimit e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore e cila do të zbatohet paralelisht dhe do të jetë komplementare me reformën  administrativo-territoriale.

Gjirokastra dhe Fieri diskutojnë kriteret për ndarjen e re territoriale

27 mars 2014 – Diskutime dhe rekomandime të shumta shoqëruan takimet konsultuese për reformën administrativo-terrioriale në qarkun e Fierit dhe atë të Gjirokastrës. Mbi 150 përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile, deputetë dhe grupe interesi ishin të pranishëm në këto takime të kryesuara nga Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi dhe Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, Bashkim Fino.

Prezantohen kriteret e ndarjes së re administrativo-territoriale në Berat

Berat, 26 mars 2014 – Konsultimet publike për Reformën Administrativo-Territoriale u zhvilluan sot në Berat ku ishin të pranishëm rreth 100 të zgjedhur vendorë dhe aktorë interesi. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, paraqiti të dhënat e njësive të qeverisjes vendore të këtij qarku dhe përfitimet që burojnë nga konsolidimi i këtyre njësive.

Shkodra dhe Durrësi mirëpresin reformën territoriale

25 mars 2014 – Konsultimet publike për Reformën Administrativo-Territoriale u përqendruan sot në dy qendra qarqesh, Shkodër dhe Durrës.Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ftoi të zgjedhurit vendorë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe sektorit privat, të pranishëm në këto takime, që të thonë fjalën e tyre dhe të kontribuojnë në përgatitjen e kësaj reforme:

Konsultimet publike - interesim i gjerë në Kukës

Kukës, 24 mars 2014 – Takimi i radhës i Ministri të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale u zhvillua sot në qytetin e Kukësit.

Kriteret e reformës territoriale prezantohen në Përmet

Përmet, 19 mars 2014 – Konsultimet publike për Reformën Administrativo-Territoriale u zhvilluan sot në Përmet ku Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi paraqiti të dhënat e njësive të qeverisjes vendore të këtij rrethi dhe përfitimet që burojnë nga konsolidimi i këtyre njësive.

Korçë, konsultim i gjerë publik për reformën territoriale

Korçë, 18 mars 2014 - Qendra e turit të konsultimeve publike për reformë territoriale ishte sot qyteti i Korçës ku morrën pjesë rreth 200 aktorë vendorë dhe grupe interesi.

Konsultimet publike vijojnë në Elbasan dhe Pogradec

17 mars 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi vazhdoi turin e konsultimeve publike në nivel lokal për reformën që do të përcaktojë ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë.

Reforma Administrativo-Territoriale – nis turi i konsultimeve publike në nivel lokal

Lezhë, 13 mars 2014 – Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi i shoqëruar nga bashkëkryetari i Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Bashkim Fino, nisi sot fazën e parë të konsultimeve publike për reformën më të rëndësishme të vendit që do të përcaktojë ndarjen e re administrativo-territoriale.

Rajonalizimi i Shqipërise - Prezantim nga Programi i Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut

Tiranë, 11 mars 2014 - Prezantim nga Programi i Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut mbi reformën qeverisëse, administrative dhe territoriale që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal. 

Reforma Administrativo-Territoriale në nivelin e dytë të qeverisjes vendore

Tiranë, 11 mars 2014 – Reforma Administrativo-Territoriale në nivelin e dytë të qeverisjes vendore, në nivel qarku, ishte në qendër të diskutimeve në tryezën e organizuar nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi sëbashku me Programin e Zhvillimit Rajonal (RDP) dhe Institutin për Zhvillimin e Habitatit, Co-Plan.

Takim Informues me Ambasadorët

Tiranë, 7 mars 2014 - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend ku informoi për ecurinë dhe progresin e Reformës Administrativo-Territoriale.

Procesi i decentralizimit në qendër të bisedimeve me komunitetin e donatorëve

Tiranë, 25 shkurt 2014 – U prezantua sot para Grupit Sektorial të Punës për Decentralizimin progresi që është bërë deri më tani për procesin e reformës administrativo-territoriale dhe fillimi i punës për strategjinë e re ndërsektoriale të decentralizimit dhe qeverisjes vendore.

Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale SFIDAT E PROCESIT

Tiranë, 12 shkurt 2014 - Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi mblodhi sot në një tryezë të rrumbullakët prefektë, kryetarë të bashkive më të mëdha në vend si dhe përfaqësues të shoqërisë civile e komunitetit ndërkombëtar, për të diskutuar rreth sfidave të Reformës Administrativo-Territoriale.

Konferenca Kombëtare Për Reformën Territoriale

Tiranë, 17 tetor 2013 - Qeveria e Shqipërisë shpalli nisjen e Reformës Administrativo-Territoriale me një Konferencë Kombëtare që u mbajt në Tiranë më 17 tetor 2013.

facebooklogo   youtubelogo

Kontakt

Sekretariati teknik

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Tel:   +355 42 277561
Email: info@rat.al